Produktet

VIDEO E KOMPANISË

Kompani shqiptare prodhon autoambulanca për Ukrainën

timak_ambulances_for_ukraine

Një kompani e vogël në Shqipëri po përpiqet të përmbushë kërkesën dhe të prodhojë grupin e parë prej rreth 500 autoambulancash që qeveritë dhe agjencitë planifikojnë të dërgojnë në Ukrainë.

“Na u dhanë vetëm dy javë për të prodhuar 11 autoambulanca dhe për t’i dërguar në Ukrainë,”një punë që zakonisht zgjat dy muaj, tha për Reuters sipërmarrësja Arjeta Puca.

Kompanisë, e cila punëson 14 persona, përfshirë tre nga Turqia, i është kërkuar të prodhojë qindra autoambulanca, por po has vështirësi në sigurimin e automjeteve në Shqipëri.

“Kemi marrë kërkesa për të prodhuar deri në 500 autoambulanca, përfshirë edhe autoambulanca të blinduara, por problemi mbetet se nuk mund të gjejmë furgonët,”tha Puca të martën, në punëtorinë e saj jashtë kryeqytetit Tiranë.

Punëtorët po marrin furgonë të rinj Ford dhe po instalojnë bombola oksigjeni, drita blu, sirena dhe pajisje të tjera.

11 autoambulancat e para u porositën nga një agjenci e Kombeve të Bashkuara dhe, sapo të përfundojnë, do të transportohen në Poloni dhe më pas në Ukrainë.

Puca, kompania e së cilës, Timak, ka prodhuar autoambulanca për Shqipërinë dhe Libinë, thotë se edhe qeveria britanike ka shprehur interes për 50 autoambulanca.

Marrëveshja e parë me Ukrainën mund të mos ketë qenë më e favorshmja nga ana tregtare, veçanërisht me një njoftim kaq të shkurtër, por Puca e ndjeu si një detyrim për ta pranuar.

Dëshira jonë ishte të jepnim kontributin tonë për Ukrainën … në këto kohë nuk duhet të mendosh vetëm për para.tha ajo.

Që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Shqipëria – anëtare e NATO-s – i është bashkuar vendeve të tjera evropiane në vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe ndalimin e avionëve rusë nga hapësira e saj ajrore.

Në fillim të marsit, bashkia e Tiranës e riemërtoi një rrugë ku ndodhen ambasadat ruse dhe ukrainase si “Ukraina e Lirë”, në nder të rezistencës së Ukrainës.

Lufta në Ukrainë është një nga temat kryesore të bisedës kur punëtorët pushojnë me një cigare në punëtorinë e Timak-ut.

Nga ajo që kemi parë këto ditë, ndjejmë solidaritet me atë që po ndodh atje dhe punojmë me shumë pasion këtu për të përgatitur autoambulancat për Ukrainën.,” tha Izet Bytyci, një marangoz.

Source: https://www.reuters.com/world/albanian-company-struggles-deliver-ambulances-ukraine-2022-05-17/

VIDEO E KOMPANISË

SHKARKO KATALOGUN

Na lejoni t'ju kontaktojmë

Mbështetja Timak

Agjent

Përshëndetje, mirë se erdhe në Timak. Kliko butonin më poshtë për të biseduar me ne në WhatsApp.

Get Offer for specific product