Produktet

VIDEO E KOMPANISË

DORËZIMI I 36 AMBULANCAVE

36 ambulances for albania

36 autoambulanca të reja i janë shtuar Flotës Kombëtare të Emergjencës në betejën kundër COVID-19.Ato janë prodhuar ekskluzivisht për Shqipërinë nga TIMAK.. Këto ambulanca janë të pajisura me nga 4400 litra oksigjen secila, sasi e mjaftueshme sipas kreut të Shërbimit të Urgjencës, Skënder Brataj, për të transportuar një pacient nga Konispoli në Tropojë. “Një spital i vogël në lëvizje,” tha Brataj gjatë prezantimit të automjeteve të shpëtimit brenda ambulancës, duke shtuar se ato do të shpërndahen gjithashtu në spitalet rajonale për të përballuar betejën me COVID.

Flota e re e ambulancave, sipas Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përbën një lehtësim të madh për çdo skenar të mundshëm që mund të ndodhë në të ardhmen. Një prej tyre është trajtimi dhe monitorimi në shtëpi i pacientëve të infektuar nga këto ambulanca, në rast se ka një numër të lartë të shtruarish në spitalet COVID. “Nëse lind nevoja për të trajtuar dhe monitoruar një situatë në banesë, ekipet e shpëtimit mund të ofrojnë shërbimin e nevojshëm, këtë kemi projektuar,” tha Manastirliu, ndër të tjera, duke shtuar se stafi i urgjencës është dyfishuar.

VIDEO E KOMPANISË

SHKARKO KATALOGUN

Na lejoni t'ju kontaktojmë

Mbështetja Timak

Agjent

Përshëndetje, mirë se erdhe në Timak. Kliko butonin më poshtë për të biseduar me ne në WhatsApp.

Get Offer for specific product