Zona ka marrë formë, silot janë përfunduar dhe po mbushen dita-ditës me sipërmarrës jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj, çka tregon se kemi të bëjmë me një model të suksesshëm biznesi. Brenda këtij ambienti janë kompani që tashmë po prodhojnë Made in Albania. Uroj investitorët dhe kompanitë që janë bërë pjesë e një modeli që do të dëshironim ta shihnim të përsëritur sa më shumë në Shqipëri. – Eduart Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes së Shqipërisë
TIMAK është gjithashtu një biznes që po gjen veten në tregjet botërore.
Ai është i kënaqur të takojë sipërmarrëse si Arjeta, ambicioze, të përkushtuara dhe me një optimizëm të madh për të zgjeruar një aktivitet kaq të veçantë me potencial zhvillimi.