Produktet

VIDEO E KOMPANISË

Vizita e Ambasadorit të Japonisë në TIMAK

visit_of_ambassador_of_japan_in_timak

Më 13 dhjetor, ne u nderuam me një vizitë nga Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Z. Mitsuyuki TAKADA. Z. TAKADA pa nga afër zyrat tona, stafin, makineritë, punën që është duke u zhvilluar dhe projektet afatgjata. Ai pa se TIMAK është një kompani udhëheqëse në Ballkan e specializuar në prodhimin e makinerive dhe superstrukturave dhe se 70% e punonjësve janë gra, diçka e rrallë në këtë fushë. Ai ishte i mahnitur nga projektet tona të përfunduara me sukses që shpërndahen në mbarë botën dhe nga misioni ynë për të mbështetur gratë në industrinë të dominuara nga burrat.

Disa nga projektet tona të përfunduara me sukses në bashkëpunim me fondin e ambasadës së Japonisë:

  • Kamion për mbledhjen e mbeturinave dhe 130 koshë mbeturinash për Bashkinë Mirditë.
  • Cisternë uji për Bashkinë Mat
  • Kamion për mbledhjen e mbeturinave për Bashkinë Tropojë
  • Konvertimi i automjetit në ambulancë për Bashkinë Krujë
  • Kamion për mbledhjen e mbeturinave dhe 130 koshë mbeturinash për Bashkinë Roskovec.
  • Kamion për mbledhjen e mbeturinave për Bashkinë Belsh
  • Kamion për mbledhjen e mbeturinave për Bashkinë Kukës

Jemi mirënjohës që ambasada e Japonisë mbështet rritjen tonë për të bërë një ndryshim në shoqëri!

VIDEO E KOMPANISË

SHKARKO KATALOGUN

Na lejoni t'ju kontaktojmë

Mbështetja Timak

Agjent

Përshëndetje, mirë se erdhe në Timak. Kliko butonin më poshtë për të biseduar me ne në WhatsApp.

Get Offer for specific product