Zona ka marrë formë, kapanonet janë kompletuar dhe po mbushen dita-ditës me sipërmarrës jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj, çka dëshmon se kemi të bëjmë me një model biznesi të suksesshëm. Brenda këtij mjedisi janë kompanitë që tashmë prodhojnë Made in Albania. Përgëzoj investitorët dhe kompanitë që janë bërë pjesë e një modeli që do të donim ta shihnim sa më shumë të përsëritej në Shqipëri. – Eduart Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes së Shqipërisë.
TIMAK është gjithashtu një biznes që po e gjen veten në tregjet botërore.
Ai është i kënaqur që takohet me sipërmarrës si Arjeta, ambiciozë, të përkushtuar dhe me shumë optimizëm për të zgjeruar një aktivitet kaq të veçantë me potencial zhvillimi.