Vitet e fundit, Shqipëria po përpiqet të kapërcejë hendekun e grave drejtuese në sipërmarrje.
Përfshirja e grave në biznes nuk sjell vetëm barazi gjinore dhe rritje ekonomike, kujdes e vëmendje të shtuar ndaj nismave njerëzore por edhe përmirësim në imazhin e vendit.
Vitet e fundit, Shqipëria po përpiqet të kapërcejë hendekun e grave drejtuese në sipërmarrje.
Një nga historitë më interesante është historia e Arjeta Pucës, sipërmarrëses shqiptare, e cila në vitin 2016 themeloi kompaninë TIMAK në një sektor relativisht të mbizotuar nga burrat, atë të prodhimit të makinerive për ndihmën e shpejtë në shëndetësi apo fatkeqësi dhe ndërlikime natyrore – përfshirë makineri për ambulanca, makina zjarrëfikse, depozita uji, fshirëse rrugësh, kamione pastrimit etj.
Dhe kur flet për një industri të tillë të përfaqësuar tashmë nga një grua, mendja të shkon tek guximi, dhe për më shumë kurioziteti të çon tek mençuria dhe aftësitë e saj.
Nga emigrantë në Turqi në Sipërmarrëse në Shqipëri
Në vitin 1991, kur Arjeta ishte 4 vjeç, familja e saj emigroi në Turqi. Në vitin 2006, familja hapi një dyqan të vogël për riparimin e superstrukturave.
Ajo studionte Inxhinieri Kompjuterike në Universitet dhe gjithashtu punonte me kohë të pjesshme në dyqanin e familjes, i cili më vonë u bë kompani. Pas diplomimit, Arjeta punoi në departamentin e Kërkimit dhe Zhvillimit në Bosch Gjermani dhe Bosch Japoni. 4 vite më parë, ajo vendosi të shpërngulet në Shqipëri dhe të fillojë tërësisht nga zero kompaninë e saj, TIMAK.
Aktualisht një në dy ambulanca që operojnë në Shqipëri janë prodhim i kompanisë së saj. TIMAK synon të shpërndajë produktet e saj “Made in Albania” jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë në Maqedoni, Kosovë, Libi, Kili.
Vizioni i Arjetës është të ndërtojë një biznes të qendrueshëm shqiptar që do të rritet dhe do të ketë prezencë dominuese në të gjithë Evropën dhe më vonë në mbarë botën, një kompani që do të ndikojë në reputacionin e industrisë shqiptare duke rritur imazhin e mallrave shqiptare në këto tregje.
Një nismë krijuese për të lidhur fëmijët me librat
Nisma më e veçantë e kësaj kompanie së fundmi ka qenë krijimi i një biblioteke të lëvizsshme. Dy makina janë shndërruar në biblioteka të lëvizshme, për të udhëtuar drejt fëmijëve në çdo zonë të Shqipërisë.
TIMAK prodhon çdo material të dedikuar, kjo ka ndodhur edhe në rastin e bibliotëkës lëvizëse ku i gjithë dizajni dhe veshjet e brendshme i janë dedikuar komoditetit dhe argëtimit të fëmijëve. Këto biblioteka do të bëjnë xhiron e Shqipërisë, teksa tani ndodhen mes fëmijëve në Dibër dhe në Shkodër. Kompania prodhon çdo matrial në Shqipëri në punishten pranë Tiranës duke fuqizuar tregun vendas me prodhimin e automjeteve të veçanta.
Mbështetje për fuqizimin e grave shqiptare në karrierë
Iniciativa e suksesshme Arjetës, inxhiniere kompjuterike në profesion, është mbështetur nga një prej programeve që promovon investimet private të drejtuara nga gratë.
“CATALYZE Women’s Economic Empowerment”, i financuar nga USAID dhe implementuar nga Palladium, synon fuqizimin e gravë në karrierë dhe ngushtimin e hendekut financiar gjinor. Qëllimi i i këtij programi është të mbështesë sipërmarrjet dhe qëndrueshmërinë e tyre në treg duke ju ofruar më shumë lehtësi në financim dhe përdorimin efikas të tij.
Mundësitë e përfshirjes në këtë program nuk kanë kufizim, si në rastin e TIMAK ku industria e prodhimit të autoambulancave apo paisjeve të tjera për mjete specifike shërbimi është e pazakontë në vendin tonë.
Në mbështetje të këtij programi kompania e konsulencës Creative Business Solutions, partner i USAID prej 8 vitesh ofron asistencë dhe këshillim teknik falas për të gjitha sipërmarrjet e udhëhequra apo të pronësi të grave.
Këshilltarët për rritjen e sipërmarrjeve në CBS kanë asistuar TIMAK por po vijojnë të bashkëpunojnë edhe me sipërmarrëse të tjera duke u mundësuar akses në financim për t’u zgjeruar dhe zhvilluar si histori të reja suksesi në tregun shqiptar dhe më gjerë.
Burimi: Agroweb