RAMA, PODKAST ME ARJETA PUCËN: MUND TA PRODHOJMË NJË MAKINË SHQIPTARE

Sipërmarrësja Arjeta Puca, e cila prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri e që është përzgjedhur nga OKB-së për të prodhuar 500 autoambulanca që do të dhurohen për Ukrainën, ishte e ftuara e kryeministrit Edi Rama në podcastin e ‘Flasim’.

Puca prodhon makina në të dalë të Tiranës dhe makinat e saj shkojnë për të plagosurit e luftës në Ukrainë, për urgjencën spitalore apo Urgjencën Kombëtare Shqiptare, për Forcat e Armatosura dhe ato zjarrfikëse.

‘Personazhi i sotëm është Arjeta Puca. Një personash me një kompleksitet të jashtëzakonshëm, por që ta them qysh në fillim para se të hyjmë në botën e personazhit, është vajza shqiptare që bashkë me vajzat e tjera edhe më të vogla se sa ajo, prodhon makina.’– u shpreh kryeministri Rama.

Gjatë intervistës me kryeministrin Rama, Puca tregoi se është larguar në moshën 4-vjeçare bashkë me familjen për në Turqi në vitin 1991, dhe që u kthye në Shqipëri në moshën 30-vjeçare pikërisht për të zhvilluar ëndrrën e saj.

Duke e cilësuar veten si një vajzë shqiptare, që e do vendin, Arjeta shprehet se kur u rikthye të gjithë e pyesnin se pse u riktheve.

‘Mua shumë herë kur kam ardhur në fillim në Shqipëri ma kanë thënë: të gjithë njerëzit do të thonë që nuk bëhet. Dhe unë e mora si me shaka dhe po që ditën e parë që ika te noterja, hapa kompaninë, më tha “Bravo, por nuk do të ecë puna” dhe u çudita, mu duk me të vërtetë si shaka. Këtu më shumë ishte kjo pjesa, vazhdimisht më pyesnin pse u ktheve, nuk ka për ecur. Dhe kur dëgjonin që kam qenë dhe në Gjermani “Pse nuk i bëre letrat në Gjermani, por erdhe në Shqipëri? Unë thoja “Unë kam kompani këtu, ju thoni të shkoj në Gjermani dhe të punoj punonjëse, nuk e kuptoj logjikën”. Vazhdimisht këto pyetje dhe isha vërtet e befasuar. Kishte disa pyetje që preferonin që të kesh kompaninë tënde, të jesh te shteti jot, por të ikësh të punosh në Gjermani për shembull. Më dukeshin shumë të çuditshme, por që po e ndryshoj mendimin e atyre se e shikojnë që është më mirë të rrish këtu dhe të bësh një gjë.’- u shpreh Puca.

Puca u shpreh ndër të tjera se Shqipëria mund të prodhojë mjetet e saj,

‘S’kemi arsye pse mos ta bëjmë dhe ato që e kanë bërë, nuk kanë pasur ndonjë shkencë të madhe sepse normalisht kur mendon edhe prodhimi i mjeteve është një farë bashkim motorësh, pistonash edhe e gjitha bashkë. Duhet një punim i mirë dhe pastaj mund të arrihet shumë lehtë.’- tha Puca.

Kryeministri Rama u shpreh se ai do të jetë 100% në dispozicion.

‘Do të ishte nder shumë i madh nëse do të më shënoje në kompaninë tënde si hamall, pa pagesë. Domethënë gjithë vajzat me radhë dhe në fund hamall, Edi Rama. Për të mbartur peshën e mbështetjes dhe për të shtyrë përpara që Arjeta, nuk e di pse e imagjinova të kuqe, po e imagjinova të kuqe si një ‘’New Generation of Ferrari from the Balkans’’.’– i tha Rama.

Corporate Video

Download / Brochure

Download Catalog

Contact Form

    News / Events

    TIMAK ka arritur një sukses historik duke prodhuar “SHOTA”, automjetin…

    TIMAK ka arritur një sukses historik duke prodhuar “SHOTA”, automjetin e parë të blinduar ushtarak të prodhuar ndonjëherë në Shqipëri.…

    Read More

    Në TIMAK, jemi krenarë të njoftojmë bashkëpunimin tonë më të…

    Në TIMAK, jemi krenarë të njoftojmë bashkëpunimin tonë më të fundit me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, duke…

    Read More

    TIMAK, një prodhues udhëheqës shqiptar që specializohet në automjete emergjence…

    TIMAK, një prodhues udhëheqës shqiptar që specializohet në automjete emergjence dhe mbrojtje, ka dorëzuar me sukses një flotë prej 65…

    Read More

    Në ekspozitën prestigjioze Eurosatory 2024, TIMAK paraqiti me krenari SHOTA-n,…

    Në ekspozitën prestigjioze Eurosatory 2024, TIMAK paraqiti me krenari SHOTA-n, automjetin e parë Mine Resistant Ambush Protected (MRAP) të Shqipërisë.…

    Read More

    Sipërmarrësja Arjeta Puca, e cila prodhon makina në fabrikën e…

    Sipërmarrësja Arjeta Puca, e cila prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri e që është përzgjedhur nga OKB-së për…

    Read More

    Së fundmi, patëm nderin të mikpritnim Kryeministrin Edi Rama në…

    Së fundmi, patëm nderin të mikpritnim Kryeministrin Edi Rama në zyrat tona të pajisura me teknologji të fundit, ku ai…

    Read More

    Kur bëhet fjalë për shërbimet e urgjencës, çdo sekondë ka…

    Kur bëhet fjalë për shërbimet e urgjencës, çdo sekondë ka rëndësi. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që ofruesit e…

    Read More

    OBSH ka dorëzuar 11 ambulanca në Ukrainë si pjesë e…

    OBSH ka dorëzuar 11 ambulanca në Ukrainë si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme humanitare për të shpëtuar jetë dhe për…

    Read More

    Më 13 Dhjetor u nderuam me një vizitë nga Ambasadori…

    Më 13 Dhjetor u nderuam me një vizitë nga Ambasadori i Japonisë në Shqipëri H.E. Zoti Mitsuyuki TAKADA. Zoti TAKADA…

    Read More

    Më 22 Nëntor Ekaterina Solovova, drejtoreshë e BERZH në Shqipëri…

    Më 22 Nëntor Ekaterina Solovova, drejtoreshë e BERZH në Shqipëri dhe Nadia Petkova, Drejtoreshë për Rrjetet Rajonale të SME F&D…

    Read More

    Më 26 tetor z. David Brown, Drejtori i OST-së i…

    Më 26 tetor z. David Brown, Drejtori i OST-së i USAID-it erdhi nga Uashingtoni për të vizituar zyrat tona. Ai…

    Read More

    Vitet e fundit, Shqipëria po përpiqet të kapërcejë hendekun e…

    Vitet e fundit, Shqipëria po përpiqet të kapërcejë hendekun e grave drejtuese në sipërmarrje. Përfshirja e grave në biznes nuk…

    Read More

    Kur ajo lindi 35 vjet më parë, babai i saj…

    Kur ajo lindi 35 vjet më parë, babai i saj qanë sepse dëshironte që fëmija i dytë të ishte djalë.…

    Read More

    Arjeta Puca kishte një ëndërr. Ajo donte të kthehej në…

    Arjeta Puca kishte një ëndërr. Ajo donte të kthehej në vendin e saj të lindjes në Shqipëri për të nisur…

    Read More

    Në vitin 2020 MEDICA mund të zhvillohej vetëm online. Në…

    Në vitin 2020 MEDICA mund të zhvillohej vetëm online. Në vitin 2021 u kthye si një ngjarje në terren në…

    Read More

    Zona ka marrë formë, kapanonet janë kompletuar dhe po mbushen…

    Zona ka marrë formë, kapanonet janë kompletuar dhe po mbushen dita-ditës me sipërmarrës jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj,…

    Read More

    Flotës Kombëtare të Urgjencës në betejën me COVID-19 i janë…

    Flotës Kombëtare të Urgjencës në betejën me COVID-19 i janë shtuar 36 autoambulanca të reja. Ato janë prodhuar ekskluzivisht për…

    Read More

    Arjeta Puca është themeluese e “Timak”, një kompani që prodhon…

    Arjeta Puca është themeluese e “Timak”, një kompani që prodhon dhe shet makineri ndërtimi, pjesë aksesore dhe automjete të specializuara…

    Read More

    Administratorja: Nga furgona ne i përshtasim, instalojnë bombola oksigjeni, drita…

    Administratorja: Nga furgona ne i përshtasim, instalojnë bombola oksigjeni, drita blu. Janë porositur 500 autoambulanca Shqipëria po jep kontributin e…

    Read More