Më 13 Dhjetor u nderuam me një vizitë nga Ambasadori i Japonisë në Shqipëri H.E. Zoti Mitsuyuki TAKADA. Zoti TAKADA pa nga afër zyrat tona, stafin, makineritë, punën në vazhdim dhe projektet afatgjata. Ai pa se TIMAK është një kompani lider në Ballkan e specializuar në prodhimin e makinerive dhe superstrukturave dhe se 70% e punonjësve janë gra, diçka e rrallë në këtë fushë. Ai u mahnit nga projektet tona të përfunduara me sukses që shpërndahen në mbarë botën dhe misioni ynë për të mbështetur gratë në industritë e dominuara nga meshkujt.
Disa nga projektet tona të realizuara me sukses në bashkëpunim me fondin e Ambasadës Japoneze:
- Kamion për grumbullimin e mbetjeve dhe 130 kosha mbeturinash për Bashkinë Mirditë
- Cisternë uji për Bashkinë Mat
- Kamion për grumbullimin e mbetjeve për Bashkinë Tropojë
- Kovertim i mjetit në Ambulancë për Bashkinë Krujë
- Kamion për grumbullimin e mbetjeve dhe 130 kosha mbeturinash për Bashkinë Roskovec
- Kamion për grumbullimin e mbetjeve për Bashkinë Belsh
- Kamion për grumbullimin e mbetjeve për Bashkinë Kukës
Ne jemi mirënjohës që Ambasada Japoneze mbështet rritjen tonë për të bërë një ndryshim në shoqëri!