Më 26 tetor z. David Brown, Drejtori i OST-së i USAID-it erdhi nga Uashingtoni për të vizituar zyrat tona.
Ai dhe ekipi i tij u njohën me stafin tonë, makineritë, punën në vazhdim dhe projektet afatgjata. Ata u habitën që 70% e punonjësve janë gra dhe që TIMAK ofron shërbime dhe pajisje në mbarë botën. Jemi të lumtur që TIMAK është kompania e vetme në Shqipëri e përzgjedhur për këtë vizitë të rëndësishme dhe krenarë që projektet tona kanë një ndikim pozitiv në rang ndërkombëtar.